Klopp i tronditur

- Bota Sot

Klopp i tronditur

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpulit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën e futbollit. Mesazhe të shumta ngushëllimi i janë dërguar familjarëve dhe klubit të kuq.

 “Kjo është një kohë kur unë po luftoj!

Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! Më vjen keq kur dëgjoj për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. 

Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!

Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Pushoni në paqe”, shkruan ish-trajneri i tij te Liverpuli, Jyrgen Klopp..



Lexoni të gjitha në Bota Sot