Cambiaso: Krenarë për atë që dhamë në Botëror

- Bota Sot

Cambiaso: Krenarë për atë që dhamë në Botëror

Juventus u eliminua nga Botërori për klube pas humbjes ndaj Real Madrid.

Mbrojtësi Andrea Cambiaso komentoi eliminimin e bardhezinjve dhe planet e skuadrës për të ardhmen.

“Luajtëm një ndeshje të mirë, ndaj është për të ardhur keq që nuk i shfrytëzuam mundësitë që patëm në atë ndeshje”, u shpreh Cambiaso për “Sportmediaset”.

“Humbëm keq kundër Manchester City dhe ndoshta kjo ndikoi disi ndaj Real.

Gjithsesi, ky Botëror për klube na lë krenarë për atë që kemi bërë”, deklaroi më tej Cambiaso.

Në fund, mbrojtësi bardhezi u shpreh për anët pozitive të turneut: “Mendoj se ishin gjithashtu disa ditë të dobishme që kaluam në Amerikë së bashku, pasi shërbyen për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe planet e sezonit të ri“.



Lexoni të gjitha në Bota Sot