Sipas mediave turke, Rashica po shkon te klubi i njohur gjerman

- Bota Sot

Sipas mediave turke, Rashica po shkon te klubi i njohur gjerman

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është pranë një transferimi të bujshëm në Bundesligë, ku pritet t’i bashkohet skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, raportojnë mediat turke.

Sipas këtyre raportimeve, Rashica duket se ka filluar t’i japë fund aventurës së tij në Turqi.

Ai ka fshirë emrin e Besiktasit nga profili i tij në rrjetin Instagram, duke shtuar dyshimet për një largim të afërt.

Më shumë gjasa për këtë skenar i ka shtuar edhe mungesa e tij në stërvitjen e sotme të skuadrës turke, një sinjal i qartë se transferimi është shumë pranë konkretizimit.

Kalimi në Borussia Mönchengladbach do të ishte një rikthim në futbollin gjerman për Rashicën, i cili më herët ka shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot