Struga Trim Lum përforcohet me ish lojtarin e Prishtinës

- Bota Sot

Struga Trim Lum përforcohet me ish lojtarin e Prishtinës

Ish-kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, përforcohet me Gledi Micin, ish mbrojtësin e Shkëndijes dhe të Prishtinës.

Ky futbollist me përvojë nga viti 2018 deri në vitin 2020 mbrojti ngjyrat e Shkendijës, pas së cilës u transferua në Prishtinë.

Mici vendosi të luajë përsëri në futbollin maqedonas para përfundimit të karrierës së tij, duke pranuar ofertën e skuadrës shqiptare.

Ai firmosi kontratë njëvjeçare me Strugën.

Para pak ditëve, Struga ka angazhuar edhe portierin italian Marco Angeletti, dhe trajnerin shqiptar Bledi Shkembe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot