Amorim pëlqen dy mesfushorë

- Bota Sot

Amorim pëlqen dy mesfushorë

Mançester Junajtid po bën plane për të përforcuar mesfushën në këtë merkato të verës. Dhe “Djajtë e Kuq” kanë pikasur një objektiv të rëndësishëm, për të cilin mund të përpiqen gjatë, që ta përfshijnë në gjirin e tyre. Bëhet fjalë për kampionin e Europës me PSG, Fabian Ruiz.

Mësohet se anglezët janë duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll, i cili ka pasur një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Luis Enrique, duke ndihmuar klubin parisien drejt titullit francez dhe sukseseve në Evropë.

Ai regjistroi 6 gola dhe 11 asiste në të gjithë kompeticionet. 29-vjeçari Ruiz është vlerësuar për aftësinë e tij për të ndërtuar lojën, vizionin dhe prezencën në të dyja fazat, atë mbrojtëse e sulmuese.

Profili i tij e ka bërë atë ideal për bashkëpunimin me talentin premtues Maino në qendër të mesfushës së Junaitid. Megjithatë, PSG nuk pritet të heqë dorë lehtësisht nga një lojtar, që ka fituar peshë në planet e klubit. Po ashtu, vetë Fabian do ta shqyrtojë me kujdes çdo ofertë, duke vlerësuar statusin që ka aktualisht në një nga projektet më serioze në futbollin evropian.

Në këto kushte, për Junaitid ka dalë në skenë, sipas “Caught in Offside”, edhe emri i mesfushorit italian, Davide Fratezi, i cili po kërkon largimin nga Interi, për të provuar një aventurë të re, pse jo, edhe jashtë Italisë, pikërisht në Premier League. Sidoqoftë, gjithçka sa u takon negociatave në këtë drejtim, janë në zhvillim e sipër..



Lexoni të gjitha në Bota Sot