Skuadra e Vorës, që arriti të siguronte ngjitjen historikë në elitën e futbollit shqiptar, është tepër aktive në këtë merkato vere, teksa së fundmi ka afruar në skuadër, ish-mesfushorin e Wisla Krakow, Enis Fazlagiç.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nga periferia e kryeqytetit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Mesfushori nga Maqedonia e Veriut, do të jetë pjesë e Vorës sezonin e ardhshëm, pasi mbylli aventurën me Visla Krakov, teksa më herët ka qenë pjesë e Skopje, Shkëndijës, MSK Zilina, Dunajska Streda dhe Gornik Leczna.
Vlen të theksohet fakti se ai ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, më 12 qershor të vitit 2022.