Pas raportimeve nga mediat turke se Milot Rashica është shumë pranë një transferimi drejt klubit gjerman Borussia Monchengladbach, vetë futbollisti kosovar ka reaguar në mënyrën e tij, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Sipas mediave turke, ylli i Kosovës kishte dhënë sinjale të qarta për largim nga Besiktas.
Ata raportuan se Rashica kishte hequr emrin e klubit nga biografia e tij në rrjetin social Instagram dhe, sipas të njëjtave burime, ai nuk ishte parë në stërvitjen e sotme me ekipin turk, gjë që u interpretua si një lëvizje drejt largimit të tij të afërt.
Por pak orë më vonë, Rashica ka postuar një story nga stërvitja me Besiktas.