BBC nxjerr një fakt prekës për futbollistin që vdiq tragjikisht

- Bota Sot

BBC nxjerr një fakt prekës për futbollistin që vdiq tragjikisht

Futbolli botëror ndodhet në zi pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës, ndërsa po dalin detaje të reja rreth udhëtimit të tij fatal.

Sipas “BBC Sport”, sulmuesi portugez kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe mjekët i kishin rekomanduar të mos udhëtonte me aeroplan.

Për këtë arsye, ai kishte zgjedhur një rrugë tjetër për t’u kthyer në Angli, drejt Liverpoolit, për të nisur përgatitjet parasezonale që priteshin të fillonin të hënën, shkruan Gazeta Express.

Jota kishte planifikuar të udhëtonte me veturë nga Porto drejt qytetit Santander në veri të Spanjës, prej nga do të merrte tragetin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj rruge ndodhet edhe qyteti Zamora, afër kufirit spanjollo-portugez, aty ku ndodhi aksidenti fatal.

Sipas BBC, ai e kishte bërë të njëjtën rrugë, por në drejtim të kundërt disa ditë më parë për të udhëtuar drejt Porto-s me rastin e dasmës së tij, një moment i veçantë që fatkeqësisht do të mbetet i lidhur me një fund të dhimbshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot