Arbnor Morina luajti me sukses në përballje me Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e 13 prillit të vitit 1986.
Ndeshja me Partizanin ka pas rekord spektaktorësh, rreth 40 mijë veta në stadiumin e Prishtinës.
Morina u paraqit me numër 3 por shumë i fuqishëm përballë sulmit të Partizanit.
Prishtina e fitoi ndeshjen me rezultat 1:0 ndaj Partizanit me golin e futbollistit Fadil Muriqi, i cili nga gjuajtja e lirë mbi 25 metra e la të shtangur portierin Fahrudin Omeroviq, ku topi u fut në këndin e poshtëm të djathtë.
Cila ishte e veçanta e Morinës?
Është kapiteni i fundit i Prishtinës në ligën federative përkatësisht në. Ligën e Dytë ish jugosllave, ku Prishtina ngadhënjeu me 2:1 në Shkup ndaj Ballkan Stokokomercit (java e parë). Kjo ishte ndeshja e fundit e Prishtinës, nuk vazhduan garat më ish jugosllavët, duke kaluar në Ligën e Pavarur të Kosovës.
13 PRILL, 1986
PRISHTINA – PARTIZANI 1:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar kryesor Stjepan Glavina (Klisi), Salem Proliq (Sarajeva) e Zdravko Uvodiq (Klisi),
Kartona të verdhë: Morina, Rama – Varga, Vermezoviq.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Arbnor Morina 7, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 6 (Suad Koliq), Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 8, Fadil Muriqi 8 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Goran Popuvac).
Partizani; Omeroviq 7, Bajoviq 6, Rojeviq 7 Vermezoviq 7, Çapliq 6, Radanoviq 7, Gjelmash 6, Zhupiq 7, Varga 6, Stevanoviq 6 (Pantiq) dhe Vuçiqeviq 5 (Smajiq 7).