Liria e shpërblen me kontratë profesionale talentin Ozan Ljazam

- Bota Sot

Liria e shpërblen me kontratë profesionale talentin Ozan Ljazam

Liria do ta blindoj talentin Ozan Ljazam.

Mbrojtësi 19-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte kapiten i skuadrës U-19, ku me paraqitjet fantastike ka bindur drejtuesit e klubit për të vazhduar edhe tutje me skuadrën prizrenase.

IndeksOnline merr vesh se ai shumë shpejtë do të nënshkruaj kontratë profesionale me Lirinë.

Ozan Ljazam ka lindur dhe rritur në Maqendonin e Veriut, në qytetin e Shkupit.

Ai ishte lojtar i KF Makedonija Gjorce Petrov derisa ka luajtur edhe për Kombëtaren e Maqedonisë U-17.

Ozan ndoshta është emër i panjohur, po ai është nipi i legjendës së klubit të Lirisë, Erdogan Brando. Jo më kotë thotë një fjalë e urtë popullore: ”Dardha pik nën dardhë”.

Më poshtë mund të shikoni cilësitë që ka Ozan Ljazam.



Lexoni të gjitha në Bota Sot