Pogba synon rikthimin te Kombëtarja e Francës

- Bota Sot

Pogba synon rikthimin te Kombëtarja e Francës

Paul Pogba po shpreson që përmes rikthimit në futbollin francez, ku ka firmosur me Monaco, ai do të fitojë edhe një herë vendin në Kombëtaren e Francës.

Pogba nuk ka luajtur për Francën që nga marsi i vitit 2022.

Ai ka qenë i pezulluar për tetëmbëdhjetë muaj për shkak të një rasti dopingu, ndërsa ka pasur edhe shumë lëndime gjatë tri sezoneve të fundit, duke bërë vetëm dymbëdhjetë paraqitje.

“Është ende ëndrra ime të luaj për kombëtaren.

Por tani jam në hapin e parë: të rikthehem dhe të paraqitem mirë”, ka thënë Pogba gjatë prezantimit në Monako.

Pogba ka fituar katër herë kampionatin italian me Juventus dhe një herë Europa League me Manchester United. Me Francën, ai e ka fituar Kupën e Botës më 2018.



Lexoni të gjitha në Bota Sot