Futsal Club Forca nga Kumanova i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e UEFA Futsal Champions League.
Kampionët tanë do të përballen me Yerevan Futsal Club (Armeni), FC Encamp (Andora) dhe SS Murata (San Marino) në grupin A.
Trajneri i mirënjohur kumanovar, Gazmend Hiseini, ka komentuar mundësitë e ekipit të tij në këto kualifikuese, duke besuar në kualifikimin e ardhshëm që është Main Round.
“Shorti në shikim të parë duket në favor tonin. Ndeshja kryesore do të jetë me ekipin nga Armenia.
Përparësi e jona është se për herë të parë do të luajmë në Kumanove, përpara tifozëvë tanë në palestrën e sporteve dhe mendoj se prapë do të kualifikohemi për Main Round”, ka deklaruar Hiseini për Open-TV.
Turneu eliminator do të zhvilohet nga 26-30 gusht 2025.