Sileksi befason para sfidës me skuadrën shqiptare

- Bota Sot

Sileksi befason para sfidës me skuadrën shqiptare

Skuadra nga Maqedonia e Veriut, Sileksi nga Kratova, po përgatitet për sfidën e rrethit të parë të Conference League.

Sileksi do të përballet me skuadrën shqiptare, fituesin e Kupës së Malit të Zi, Deçiqin nga Tuzi. 

Sileksi sot përmes një komunikate njoftoi të gjithë mbështetësit e klubit se do të organizojë transport falas për ndeshjen e klubit në shtëpi kundër ekipit të Deçiqit, e cila do të luhet më 17 korrik në Shkup.

Siç informoi skuadra nga Kratova, transporti përfshin një biletë falas për ndeshjen dhe pije gjatë ndeshjes. Në "Qendrën

Stërvitore FFM", tribuna lindore do të jetë e destinuar për të gjithë vizitorët e ndeshjes, ndërsa tribuna veriore për klubin e Sileksit, të cilën mund ta frekuentojnë persona mbi 17 vjeç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot