Goditje e rëndë për klubin e njohur italian, përjashtohet në Serie D

- Bota Sot

Goditje e rëndë për klubin e njohur italian, përjashtohet në Serie D

Klubi i futbollit Brescia është përjashtuar nga Serie C dhe ka humbur statusin e tij profesional, njoftoi Federata Italiane e Futbollit.

Siç raportohet, Brescia nuk mori licencë për të garuar në Serie C, nivelin e tretë të futbollit italian, për shkak të problemeve të akumuluara financiare.

Në kampionatin e kaluar të Serie B, Brescia ka pasur një vend në tabelë që garantonte play-off-in për mbijetesë, por pasi iu zbritën katër pikë, bie nga kategoria, dhe Sampdorias iu dha një rast për ta shpëtuar, të cilin e shfrytëzoi.

Brescia u themelua në vitin 1911 dhe kaloi gjithsej 23 sezone duke luajtur në Serie A, nga e cila bie për herë të fundit në fund të sezonit 2019/20.

Brescia ka pasur disa nga emrat më të mëdhenj në futboll, përfshirë Roberto Baggio-n, Pep Guardiolën, Andrea Pirlon, Luca Tonin, Sandro Tonalin dhe Mario Balotellin.

Nëse Brescia vazhdon të funksionojë si klub, ata do të luajnë në Serie D, nivelin e katërt të futbollit italian, sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot