Jamie Bynoe-Gittens futbollist i ri i Chelseas

- Bota Sot

Jamie Bynoe-Gittens futbollist i ri i Chelseas

Jamie Bynoe-Gittens edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Chelseas.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e deritanishme e sulmuesit anglez, Borusia Dortmund.

”Lojtari sulmues i Borussia Dortmund, Jamie Gittens (20), do të transferohet te klubi anglez i Premier League, Chelsea.

Të gjitha palët e përfshira ranë dakord për këtë marrëveshje sot në Fort Lauderdale, SHBA.”, thuhet në njoftim.

“Bisedimet me Chelsean ishin sfiduese, por në fund të fundit jemi të kënaqur që ka shumë të ngjarë të realizojmë ambiciet tona financiare dhe më pas të kemi siguri planifikimi.

Jamie është një lojtar i shkëlqyer që na ka dhënë shumë kënaqësi. Ai tani dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij te Chelsea dhe i urojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese.”, tha drejtori sportiv i BVB-së, Sebastian Kehl.

Bynoe-Gittens nënshkroi marrëveshje 7 vjeçare me Chelsean, deri në qershor 2032, derisa Borusia Dortmund do të përfitoj 52 milionë euro nga shitja e tij..



Lexoni të gjitha në Bota Sot