Sebastjan Spahiu spikati në sezonin 2023-24 me Egnatian.
Më pas, në verën e vitit të kaluar, nisi një aventurë të re jashtë shtetit te Mes Rafsanjan.
“Panorama Sport” mëson se ai është larguar nga klubi iranian dhe tashmë është lojtar i lirë.
Rikujtojmë që Spahiu mori ftesë nga Kombëtarja në shtatorin e 2024-ës, falë paraqitjeve me kampionët e Shqipërisë, teksa u aktivizua 1 ndeshje me fanellën kuqezi.
Në lojë për shërbimet e tij është edhe skuadra e Teutës, që po bëhet nga e para. Durrsakët do të jenë në kërkim të lojtarëve të kalibrit të lartë, për të firmosur me ndonjë mbrojtës krahu ose sulmues.