Liverpooli përjetëson fanellën me numrin 20

- Bota Sot

Liverpooli përjetëson fanellën me numrin 20

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota ndërroi jetë këtë të enjte, në një aksident rrugor në Spanjë. 

Pas ngjarjes tragjike, klubi anglez vendosi që të tërheqë përfundimisht numrin 20 në fanellë.

“Numri 20 do të përjetësohet me të drejtë për kontributin e tij si pjesë e skuadrës kampione të sezonit 2024-25 – titulli i 20-të i klubit – me lëvizjen e tij karakteristike dhe golin e fitores përpara Kop-it në derbin e Merseyside të muajit prill, që mbetet goli i fundit i jetës së tij”, shkruan Liverpuli.

Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Uolves, për 44.7 milionë euro. Ai luajti 182 ndeshje për Liverpulin, duke shënuar 65 gola dhe duke dhuruar 26 asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot