Nikaj arrin akordin me klubin polak

- Bota Sot

Nikaj arrin akordin me klubin polak

Sulmuesi shkodran Ardit Nikaj, me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në futbollin polak. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se futbollisti i Skënderbeut ka arritur akordin me klubin e Visla Krakov.  

Bisedimet duken në fazë të avancuar teksa palët po gjejnë gjuhën e përbashkët. Ekizston mundësia që Nikaj të huazohet fillimisht te klubi që militon në Ligën e Parë polake, teksa në rast se arrin që të bindë drejtuesit atëherë mund të kemi edhe një transferim të përhershëm.  

Në qoftë se gjërat ecin në rrugën e duhet Nikaj brenda pak ditësh pritet të udhëtojë drejt Krakovës, për testet mjekësore.  

Vlen të theksohet se Visla Krakov është një emër i madh në futbollin polak, ku ka fituar në total plot 22 trofe mes tyre, 13 herë kampionatin elitar dhe 4 herë Kupën e Polonisë.  

Arritja më e madhe në historinë e Visla Krakov është: Çerekfinalja e Kupës së Kampionëve Evropianë (European Cup) në sezonin 1978–79. 

Në atë kohë, kjo garë ishte pararendësja e UEFA Champions League dhe përfshinte vetëm kampionët e vendeve. Visła arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua nga suedezët e Malmos, me një rezultat të përgjithshëm 3-5..



Lexoni të gjitha në Bota Sot