Spanja, e pamëshirshme ndaj Poartugalisë, 5-0 në ditën e parë të Grupit B, në Kampionatin Evropian të Femrave, që po vjen ekskluzivisht në ekranin e RTSH.
Spanjollet treguan një nivel shumë të lartë futbolli, me efektivitetin e tyre të shkëlqyer në pjesën e parë, duke imponuar stilin e tyre në një mënyrë të vendosur.
Mbetet për t’u parë se ku janë kufijtë e kësaj skuadre për sa i përket fitimit të titullit në EURO, por shenjat janë shumë inkurajuese.
Ndeshja u zhbllokua menjëherë, me Esther González që mposhti Ines Pereira që në minutën e dytë. Vicky 7′ dhe Alexia 41′ e bënë gjithçka të lehtë për Spanjën, ndërsa Esther González 43’(dopietë personale) kompletoi pokerin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ku gjithçka dukej e përfunduar, Martin-Prieto 90’+3 firmosi për rezultatin përfundimtarë 5-0..