Pas një periudhe të vështirë jashtë fushave, Paul Pogba është rikthyer në futbollin elitar francez me një qëllim të qartë: të sfidojë dominimin e PSG-së dhe të bëjë histori me Monacon.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i ri i Monacos, Pogba u shpreh me vendosmëri, duke
“Nuk jam këtu për të humbur. E dimë që PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë, por ne jemi këtu për të fituar. Duam më shumë: të bëjmë diçka të madhe në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve”.
Mesfushori francez u largua nga Juventusi pas një pezullimi 18-mujor nga FIFA për përdorim të një substance të ndaluar, por ai nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj ish-klubit të tij. Tutje foli edhe për presionin dhe festat që do t’i bëjë me fëmijët e tij.
“Gjithmonë do ta dua Juventusin. Ka gjëra që më pëlqyen dhe të tjera që nuk më pëlqyen. Por klubi më ndihmoi të bëhem ky që jam”.
“Nuk mendoj më për të kaluarën. Ëndrra ime është t’i shoh fëmijët e mi duke festuar me mua. Ky është qëllimi im tani”.
“Presioni? Ne jemi futbollistë. Kjo është pjesë e lojës, jo diçka negative. Përkundrazi, është një nxitje. Mund t’i ndihmojmë shumë lojtarët e rinj, kemi përvojë dhe e dimë se çfarë kërkon ky nivel”, deklaroi Pogba.