E konfirmuar! Zgjedhje e çuditshme për futbollistin e Kombëtares, ndryshon formula e largimit

- Bota Sot

E konfirmuar! Zgjedhje e çuditshme për futbollistin e Kombëtares, ndryshon formula e largimit

Feta Fetai është tashmë lojtar i Sharjah FC. Zgjedhja e çuditshme është konfirmuar, dhe pse formula e largimit ka ndryshuar.

Talenti i Kombëtares shqiptare është afruar si huazim te Sharjah FC. Klubi i Lindjes së Mesme ka përfunduar me sukses marrëveshjen me Lokomotivën e Zagrebit.

Fillimisht u tha se Fetai do të largohej me transferim të përhershëm, por gjithçka ka ndryshuar. Mbetet për t’u parë si do shkojë kjo eksperiencë për 20-vjeçarin.

Sharjah luan në elitën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Së fundmi ka bërë disa përforcime me peshë për të konsoliduar skuadrën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot