Kompania e Telekomunikacionit IPKO, ka bërë të ditur se zjarri i mbrëmshëm që shpërtheu në njërën nga depot e IPKO-së, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.
Sipas njoftimit, aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunohet ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
“Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje”, thuhet në reagimin e IPKO-s.
Më tej thuhet se, “e vlerësojmë besimin dhe mirëkuptimin tuaj”.
Po ashtu thuhet se IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë.