Nico Williams do të vazhdojë që të jetë pjesë e Athletic Bilbao.
Pavarësisht se ra dakord me Barcelonën për një transferim, klubi katalanas nuk plotësonte kërkesat ekonomike të Bilbaos.
Ndërkohë që ditën e sotme, sulmuesi spanjoll ka tronditur katalanasit.
Ai ka rinovuar kontratën me ekipin aktual, Athletic Bilbao deri në vitin 2035, një veprim ky që nuk pritej.
Madje, klauzola e tij e lirimit do të jetë 50% më shtrenjtë. Tashmë duket se shpresat e Barcelonës për të transferuar 22-vjeçarit kanë marrë fund.