Egnatia “blindon” mbrojtjen para Kupave të Evropës

- Bota Sot

Egnatia “blindon” mbrojtjen para Kupave të Evropës

Anio Poçi është futbollisti më i ri i ekipit të Egnatias.

Pasi mbylli aventurën e tij në Greqi me skuadrën e Panionios, qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka vendosur që të transferohet te kampionët e Superiores.

Poçi ka firmosur me Egnatian një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027.

Ndërkohë që klubi rrogozhinas nuk ka paguar për shërbimet e mbrojtësit, për shkak se i kishte përfunduar kontrata.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Poçi ka luajtur në kampionatin grek. Ai është aktivizuar me skuadra si Aris, Aetos Orfanou, Triglias, PAEEK Kyrenia, EN Paralimniou, Proodeftiki dhe së fundmi Panionios.



Lexoni të gjitha në Bota Sot