Adoleshenti argjentinas i Manchester City, Claudio Echeverri, bëri debutimin e tij me “citizens” në Kupën e Botës për klube, duke shënuar në ndeshjen e tij të parë si titullar me këtë fanellë.
Ai realizoi me një goditje dënimi në fitoren 6-0 që anglezët arritën ndaj Al Ain, ndërkohë që disa minuta në vonë ai u dëmtua.
Pas eliminimit nga ky turne, trajneri spanjoll foli me superlativa për 19-vjeçarin argjentinas.
Guardiola mendon se Echeverri është një “notë pozitive” e City në këtë turne. Ai pranon se 19-vjeçari kishte praktikuar goditjet e lira për muaj të tërë.
“Që kur mbërriti dhe pas tre ose katër muajve me ne, në fund të seancave stërvitore ai ushtrohej me goditjet e lira me portierin, pranë murit dhe vetëm. Të tjerët nuk stërviteshin. Ai stërvitej e stërvitej dhe puna ia vlen”, tha Guardiola.
“Ai realizoi një gol fantastik. Është një lojtar i pabesueshëm. Ai nuk mundi të vazhdonte pas pjesës së parë për shkak të një problemi me kyçin e këmbës, por goditja e lirë ishte vërtet e mirë“, u shpreh Pep Guardiola.