I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka komentuar merkaton e Napolit duke filluar, natyrisht, nga blerja e Kevin De Bruyne që ka sjellë entuziazëm në ambientin blu, pas fitimit të titullit kampion:
“Blerja më e rëndësishme e Napolit është ai që drejton nga stoli, Antonio Conte. Ta kesh konfirmuar atë është një sukses i jashtëzakonshëm dhe garanci për të ardhmen. Është trajneri më i mirë i Serie A dhe një nga më të mirët në nivel botëror”.
Napoli duket se është përpara të gjithëve në garën për titull…
Për momentin, po. Ka ende shumë kohë deri në fund të merkatos dhe gjithçka mund të ndodhë, por më duket se Napoli po i bën gjërat me arsye, me metodë dhe largpamësi.
Cilat blerje ju bindin?
Para së gjithash afrimi i De Bruyne. Belgu është një kampion që ka luajtur në një nga skuadrat më të forta në botë, Manchester City, ka mentalitet fitues dhe, nga sa di unë, dëshiron ta jetojë eksperiencën në Itali me entuziazëm dhe ambicie.
Nuk ka ardhur këtu për të kaluar pleqërinë. Dhe pastaj, më lejoni ta them, nëse do të donte të kalonte pleqërinë i qetë, nuk shkonte në një skuadër të drejtuar nga Conte… Antonio është si çekiç, të qëndron mbi kokë 24 orë në ditë, nuk të lë asnjë çast të qetë.