Stuttgart mbulon vetëm 3.5 milionë euro të pagës

- Bota Sot

Stuttgart mbulon vetëm 3.5 milionë euro të pagës

Bisedimet mes Bayern Munich dhe Stuttgart për transferimin e sulmuesit Nick Woltemade kanë hyrë në një fazë bllokimi, për shkak të një diference prej 30 milionë eurosh në vlerësimin e kartonit të lojtarit.

Sipas “Kicker”, kampionët e Gjermanisë po shqyrtojnë alternativa për të zhbllokuar marrëveshjen dhe njëra prej tyre mund të përfshijë portierin Alexander Nübel.

Nübel, aktualisht i huazuar te Stuttgart, shihet si trashëgimtari i Manuel Neuer te Bayerni.

Klubi bavarez mund të përpiqet ta përfshijë në marrëveshje si pjesë e shkëmbimit për Woltemade. Megjithatë, ekziston një pengesë e madhe: paga e lartë e Nübel, që shkon deri në 11 milionë euro në vit, paraqet një problem serioz për Stuttgartin.

Aktualisht, Stuttgart mbulon vetëm 3.5 milionë euro të pagës së Nübel gjatë huazimit që nisi në vitin 2023. Portieri pritet të rikthehet te Bayern në vitin 2026, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Deri atëherë, Stuttgart mund të vendosë të promovojë në rolin e titullarit portierin e ri 19-vjeçar Dennis Seimen, i cili po kalon një sezon në huazim te Paderborn.



Lexoni të gjitha në Bota Sot