Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në zyrat e tij me Vedat Muriqin, Hekuran Kryeziun, Samir Ujkanin dhe Anel Rashkaj.
Kjo katërshe luajtën së bashku me Kombëtaren e Kosvoës dhe tani vetëm Muriqi është aktiv.
Ademi thotë se pikërisht këta dardanë janë duke kontribuar në ndërtimin e së ardhmes sonë.
“Pata kënaqësinë t’i presë yjet e futbollit tonë Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin.
Të gjithë kanë dhënë shumë për fanellën e Kosovës në fushën e gjelbër, e tani edhe jashtë saj”, shkruhet në postimin e Ademit.