Fluminense dhe Al-Hilal të pamposhtura nisin fazën “e nxehtë”

- Bota Sot

Fluminense dhe Al-Hilal të pamposhtura nisin fazën “e nxehtë”

Pak kush kishin parashikuar një çift të tillë në çerekfinale në Orlando, por si Fluminense ashtu edhe Al-Hilal kanë treguar se futbollit mbetet një sport i paparashikueshëm.

Brazilianët eliminuan Interin e Milanos në të 1/8-at duke e mundur 2-0 me golat e Germán Cano dhe Hércules.

Ky triumf ishte i shtati në dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare të ekipit në fjalë, i cili në këtë seri takimesh nuk njeh asnjë humbje.

E njëjta gjë vlen edhe për Al-Hilal, i cili mbërriti në këtë fazë të Kupës së Botës për Klube pasi eliminoi Manchester City-n e Guardiola-s. Edhe për formacionin saudit bëhet fjalë për një seri takimesh pozitive pasi në 9 takimet e fundit zyrtare ekipi në fjalë nuk ka pësuar asnjë humbje duke fituar 6 e barazuar tre.

Këto dy ekipe nuk janë ndeshur kurrë më parë me njëra-tjetrën ndërsa dueli do të jetë i pesti mes një ekipi saudit dhe një formacioni brazilian. Al-Hilal ka qenë pjesë e dy dueleve pasi është mundur nga Flamengo në gjysmëfinalet e Botërorit për Klube në 2019 ndërsa mori hak ndaj të njëtit rival në edicionin e 2022-it.



Lexoni të gjitha në Bota Sot