Ndryshimet e vlerave të futbollistëve të Kombëtares

- Bota Sot

Ndryshimet e vlerave të futbollistëve të Kombëtares

Në një periudhë ku pjesa dërrmuese e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare ka përjetuar rënie të ndjeshme në vlerën e tyre në tregun ndërkombëtar, por ka edhe nga ata që kanë pësuar rritje, Adrian Bajrami përfaqëson një rast të rrallë stabiliteti, por jo pozitiv për moshën që ka.

Mbrojtësi 23-vjeçar i Benfikës ka ruajtur të pandryshuar vlerën e tij prej 1.5 milionë eurosh gjatë gjithë vitit, duke u bërë i vetmi futbollist i kuqezinjve që nuk ka regjistruar as rënie, as rritje.

Kjo mund të shihet si sinjal i besimit që Benfika ka ende tek ai, pavarësisht se Bajrami nuk është një titullar fiks në skuadër.

Ai vazhdon të jetë pjesë e planeve të  së ardhmes në Lisbonë, dhe nëse gjen më shumë hapësira, vlera e tij mund të marrë një hov pozitiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot