Pesë futbollistë të Manchester United, përfshirë sulmuesin anglez Marcus Rashford dhe anësorin argjentinas Alejandro Garnacho, i kanë bërë të ditur klubit se dëshirojnë të largohen.
Mesfushori brazilian Antony, mbrojtësi holandez Tyrell Malacia dhe anësori anglez Jadon Sancho janë gjithashtu në mesin e lojtarëve që kërkojnë largimin.
Rashford, i cili nuk është më në planet e trajnerit Ruben Amorim, sezonin e fundit e kaloi në huazim te Aston Villa.
Sancho ishte në huazim te Chelsea, Antony luajti për Real Betis në Spanjë, ndërsa Malacia ishte pjesë e PSV Eindhoven në Holandë.