Suhel Muharemi përfundimisht do të rikthehet të luaj te FC Shkupi. Edhe përkrahë ofertave nga jashtë vendi, Muharemi ka vendosur që të luaj sezonin e ri me fanellën e Shkupit.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe sonte në mbrëmje pritet të firmos kontratën dhe të zyrtarizohet nga ana e klubit të Çairit.
Ashtu siç mëson Sportmania, Muharemi me Shkupin do të firmos kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër.
Suhel Muharemi hapat e parë si futbollist profesionist i ka bërë te FC Shkupi, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për klubet si Renova, Rabotniçki, Struga, Skenderbeu dhe së fundmi Feronikeli.