Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) sot vendosi gjoba të rënda për disa klube, përfshirë Barcelonën dhe Chelsean, për mosrespektim të fair - play-t financiar.
UEFA ka bërë të ditur, se përveç Barcelonës dhe Chelseat, edhe Aston Villa, Porto dhe Hajduku i Spliti shkelën gjithashtu fair- play-n financiar.
U konfirmua gjithashtu një marrëveshje me klubin francez Lyon, i cili bie në divizionin e dytë me një vendim administrativ. Si pjesë e marrëveshjes së arritur, Lyon do të paguajë një gjobë prej 50 milionë eurosh, nga të cilat 12.5 milionë janë të detyrueshme dhe pjesa tjetër është e kushtëzuar.
Barcelona dhe Chelsea u dënuan me gjobat më të rënda.
Klubi katalanas duhet të paguajë 60 milionë euro, nga të cilat 15 milionë janë të detyrueshme, ndërsa ekipi londinez u gjobit me 80 milionë euro (20 milionë janë të detyrueshme).
Chelsea u gjobit gjithashtu me 11 milionë euro të tjera për shpenzime të tepërta për pagat e lojtarëve.