Borë në Turqi!

- Bota Sot

Borë në Turqi!

Në dy qytetet turke, Rize dhe Trabzon, ka ndodhur një fenomen i rrallë natyror që ka habitur jo vetëm banorët vendas, por edhe turistët që ndodheshin aty.

Në fillim të muajit korrik, pra në mes të verës, reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat e larta malore të këtyre qyteteve, duke krijuar një pamje të pazakontë dhe të mahnitshme natyrore.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, reshjet e dëborës kanë qenë të pritura për zonat e larta në Rize dhe Trabzon, ku temperaturat ranë ndjeshëm duke i dhënë natyrës një pamje tipike dimërore, e cila është shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit, shkruajnë mediat.

Banorët e fshatrave dhe luginave malore si Çamlihemşin, Hemşin dhe İkizdere, si dhe në vendbanime të tjera të larta malore, u zgjuan me një peizazh të mbuluar nga dëbora e bardhë dhe e freskët. Ky pamje e veçantë e krijuar nga dëbora në mes të verës ishte një surprizë që tërhoqi shumë vëmendje.

Fenomeni i dëborës në muajin korrik ka shkaktuar habi dhe entuziazëm, duke ofruar skena që duken si nga kartolina postale, të cilat menjëherë janë përhapur në rrjetet sociale dhe mediat vendase dhe ndërkombëtare. Turistët e pranishëm në zonë kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë fotografi dhe për të përjetuar këtë ngjarje të rrallë.

Autoritetet lokale dhe meteorologët kanë paralajmëruar qytetarët për mundësinë e vazhdimit të ndryshimeve të papritura të temperaturave në rajon, duke i këshilluar ata të jenë të përgatitur për mot të ftohtë dhe reshje të mëtejshme, pavarësisht se jemi në stinën e verës.

Ky fenomen i pazakontë është një shembull i fuqisë dhe befasive të natyrës, që edhe në epokën moderne vazhdon të na befasojë dhe të na kujtojë sa e ndryshueshme dhe e bukur është ajo. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot