Upamecano: Ndeshje e vështirë ndaj PSG-së

- Bota Sot

Upamecano: Ndeshje e vështirë ndaj PSG-së

Dayot Upamecano, mbrojtësi i kombëtares franceze dhe i Bayern Munich, ka dhënë disa deklarata interesante për mediat para sfidës së sotme ndaj PSG.

Ndeshja, e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit të Klubeve, është vetëm një përballje tjetër mes dy skuadrave që, ndër të tjera, u takuan edhe në nëntor në fazën e grupeve të Champions League, të fituar më pas nga parizienët.

Edhe për këtë u shpreh mbrojtësi bavarez: “Do ta luajmë këtë ndeshje sikur të ishte një finale.

Pastaj, le të fitojë më i miri. Jemi edhe më të fortë tani, po përparojmë me trajnerin tonë.

Jemi të gjithë të përfshirë, e ndjejmë që skuadra po hedh hapa përpara.

Shpresoj që sot (ndeshja starton në orën 18:00, sipas orës shqiptare) të vazhdojmë në këtë rrugë.

E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, edhe ata kanë përparuar më tej.

Ka kaluar pak kohë nga hera e fundit që kemi luajtur kundër tyre, ishte një ndeshje e luftuar, nuk fituam aspak lehtë. Do të bëjmë gjithçka për të marrë fitoren sot”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot