E njeh mjaft mirë, Ilir Daja “peshkon” te nënkampionët

- Bota Sot

E njeh mjaft mirë, Ilir Daja “peshkon” te nënkampionët

Dinamo po vazhdon intensivisht përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri.

Drejtuesit po punojnë gjithashtu për të sjellë në ekip të gjithë futbollistët që Ilir Daja ka kërkuar.

I fundit që i shtohet listës së dëshirave është Almir Kryeziu. Ky i fundit luan në Superligën e Kosovës dhe është pjesë e Ballkanit.

Sulmuesi i krahut njihet mirë nga Ilir Daja, i cili kërkon ribashkimin me 26 –vjeçarin.

Në 72 ndeshje me nënkampionët e Superligës së Kosovës, Kryeziu ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste.

Palët priten që së shpejti të nisin bisedimet, ndërsa anësori ka kontratë me ekipin nga Suhareka deri në qershor të vitit të ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot