Interi zyrtarizon blerjen e sulmuesit të ri francez

- Bota Sot

Interi zyrtarizon blerjen e sulmuesit të ri francez

Nënkampioni italian, Inter ka bërë blerjen e radhës në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e ri francez, Ange-Yoan Bonny i cili është transferuar nga ish-skuadra e trajnerit Chivu, Parma.

“Zikaltrit” kanë paguar shumën e 24 milionë eurove plus bonuse për shërbimet e francezit.

Bonny, ishte pjesë e Parmas që nga viti 2021 ku kishte shënuar 15 gola dhe 12 asistime në 117 paraqitje të tij..



Lexoni të gjitha në Bota Sot