Manchester United zyrtarizon blerjen e dytë pas Cunhas

- Bota Sot

Manchester United zyrtarizon blerjen e dytë pas Cunhas

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e tyre të radhës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 18-vjeçar, Diego Leon nga skuadra paraguajane, Cerro Porteno.

Marrëveshja ishte arritur në janar të këtij viti, por nuk mundi t’i bashkohej skuadrës menjëherë pasi që nuk kishte arritur ende moshën 18-vjeçare.

Leon, shihet si e ardhmja e futbollit në Paraguaj ku kishte bërë debutimin e tij me Cerro Portenon, vetëm vitin e kaluar.

Ai bëri 33 paraqitje, ku shënoi vetëm 4 gola si dhe është pjesë e Kombëtares së Paraguajit në grupmoshat U-20..



Lexoni të gjitha në Bota Sot