Vllaznia prezanton ish-in e Teutës

- Bota Sot

Vllaznia prezanton ish-in e Teutës

Tashmë Elmando Gjini është futbollisti më i ri i Vllaznisë. 22-vjeçari është prezantuar nga skuadra shkodrane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kuqeblutë e kanë marrë në huazim për një sezon nga skuadra e Ballkanit.

Për Gjinin do të jetë një rikthim në Superiore, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Teutës.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me FC Ballkani për huazimin me të drejtë blerje të kartonit të futbollistit Elmando Gjini.

Mbrojtësi shkodran do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin 2025-2026 dhe nga sot do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik duke qenë i gatshëm edhe për ndeshjet europiane.

Mirë se erdhe! #elmandogjini”, ka shkruar klubi shkodran, me 22-vjeçarin që do të vihet menjëherë nën urdhrat e Edi Martinit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot