Topalli te Bandırmaspor

- Bota Sot

Topalli te Bandırmaspor

Futbollisti Jetmir Topalli, i cili u largua nga Istanbulspori pas përfundimit të sezonit, është bërë me skuadër të re.

27-vjeçari nuk ka ndryshuar kampionat, pasi ka nënshkruar kontartë me skuadrën tjetër turke, Bandırmaspor.

Topalli ka nënshkruar kontratë tre cjeçare, e vlefshme deri në vitin 2028.

Bandirmaspor bën gara në Ligën e Parë të Turqisë.

Sulmuesi anësor së fundmi ishte i huazuar te skuadra e Pendiksporit, kurse te Istanbulsporit ishte transferuar nga Malatyaspori.

Topalli sezonin e kaluar shënoi vetëm dy gola dhe një asist në 33 ndeshje në Ligën e Partë të futbollit në Turqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot