Drita të marten nis sezonin e ri, ku do të luaj në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
”Intelektualët” do të përballen me skuadrën nga Luxenburgu, FC Differdange, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Drita ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e diel, në mënyrë fizike nga ora 13:00 para teatrit të qytetit në Gjilan.
Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në tri pika të shitjes.
Çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Veri 3 euro
• Lindje 5 euro
• Perëndim 10 euro
• VIP 20 euro (katering all inclusive)/.