Shpresat janë të mëdha që Franca të fitojë titullin e parë në Kampionatin Europian, falë serisë së gjatë të fitoreve të tyre që nga korriku i 2022-it.
Një sukses 3-2 ndaj Brazilit të premten e kaluar ishte fitorja e tetë radhazi për transalpinet, gjashtë prej të cilave erdhën në Ligën e Kombeve, duke i bërë ato ekipin e parë të vajzave në historinë e Ligës A që kalon fazën e grupeve me një rekord fitoresh (100%).
Megjithatë, historiku nuk është në favor të Francës në futboll për vajza duke pësuar tetë eliminime radhazi në fazën eliminatore në Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Dhe pikërisht ndeshjen e parë në evropianin 2025, Franca do ta luajë kundër Anglisë, një skuadër tepër e fortë dhe kampione e Evropës në fuqi.
Ka pak kundërshtare më të frikshme në këtë “Grup Vdekjeje” sesa Anglia, e cila vjen pas një fitoreje shkatërruese 7-0 kundër Xhamajkës. Kjo ishte fitorja e tyre më e thellë në gati tre vjet, dhe trajnerja Sarina Wiegman shpreson se kjo do të shënojë fundin e një serie rezultatesh të mëparshme jo të qëndrueshme.
Në 6 përballjet e fundit midis tyre, Franca dhe Anglia kanë fituar secila nga 3 ndeshje. Anglia do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar në 2021, pikërisht që nda ndeshja kundër Francës. Ndeshja Francë-Angli luhet sot në mbrëmje në orën 21.00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport.
Formacionet e mundshme:
Francë: Peyraud-Magnin; Bacha, Sombath, Lakrar, De Almeida; Karchaoui, Jean-François, Geyoro; Baltimore, Katoto, Cascarino
Angli: Hampton; Bronze, Williamson, Greenwood, Carter; Stanway, Walsh; Mead, Toone, Hemp; Russo.