Moti shqetëson FIFA-n

- Bota Sot

Moti shqetëson FIFA-n

Moti po bëhet një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës për Klube, me deri në nëntë paralajmërime për stuhi dhe furtuna që kanë shkaktuar ndërprerje dhe pezullime në shumë raste, për të mos përmendur valët e të nxehtit, veçanërisht në verilindje të Shteteve të Bashkuara në fillim të turneut.

Ky skenar ngre pyetje në prag të Kupës së Botës 2026, me finalen e planifikuar në Nju Jork në një stadium të hapur që shqetëson disa ekspertë.

Ndërsa oraret e ndryshueshme dhe ndërprerjet mund të mos duket se i shqetësojnë tifozët amerikanë, të cilët janë mësuar me mot të paparashikueshëm veror, disa ekspertë kanë frikë se temperaturat e larta mund të rrezikojnë rrjedhën e ndeshjeve.

Temperaturat në New York dhe Cincinnati kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, duke i detyruar lojtarët të përballen me kushte të vështira. Yan Couto i Borussia Dortmund tha: "Ndihet si një furrë", ndërsa lojtarët e PSG-së patën të njëjtën përvojë gjatë takimit të tyre të parë në Los Angeles.

Keidane McAlpine , një trajner i njohur i futbollit të femrave, theksoi se këto kushte janë pjesë e lojës: "Moti na sfidon çdo vit, dhe me teknologjinë dhe përshtatjen e lojtareve, mund ta menaxhosh atë."

Megjithatë, shumë njerëz kanë ngritur shqetësime në lidhje me finalen e planifikuar për në New York, duke sugjeruar që ajo të zhvendoset në stadiume të mbyllura, si ato në Dallas ose Atlanta për të shmangur problemet që lidhen me motin. FIFA do të duhet ti adresojë këto çështje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot