Hansi Flick i zhgënjyer me dështimin e Barcelonës

- Bota Sot

Hansi Flick i zhgënjyer me dështimin e Barcelonës

Hansi Flick i zhgënjyer me dështimin e Barcelonës!

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është thellësisht i zhgënjyer pas dështimit të klubit për të siguruar shërbimet e yllit spanjoll, Nico Williams, pavarësisht përpjekjeve të mëdha për ta afruar në “Spotify Camp Nou”.

Sipas burimeve të Tot Costa, Flick e kishte identifikuar Nico-n si një prej përforcimeve kyçe për sezonin e ardhshëm dhe e shihte atë si pjesë të pandashme të projektit të ri të Barcelonës.

Hansi Flick është shumë i zhgënjyer pas dështimit të Barcelonës për të nënshkruar me Nico Williams,” raportoi Tot Costa.
“Personat e afërt me Flick besojnë se agjenti i lojtarit ishte përgjegjësi kryesor pse marrëveshja nuk u realizua.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot