Deçiq zyrtarizon trajnerin e ri

- Bota Sot

Deçiq zyrtarizon trajnerin e ri

Nebojsha Jandriç është trajneri i ri i Deçiq.

Klubi shqiptar i Malit të Zi ka konfirmuar 49-vjeçarin në krye të pankinës, vetëm pesë ditë larg ndeshjes së Europës.

Deçiq do të përballet me Sileksin në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Sot u njoftua largimi i papritur i Nenad Brnoviç.

Tashmë i gjithë fokusi do të jetë te kalimi i turit kundër maqedonasve.

Trajneri i ri, Jandriç, ka qenë më parë trajner i Karmiotisës, IMT Beograd, Vozdovac dhe Indjija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot