Drejtori sportiv i Bayernit e lë në faj Donnarumman

- Bota Sot

Drejtori sportiv i Bayernit e lë në faj Donnarumman

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Max Eberl ka komentuar situatën ku Jamal Musiala u lëndua në ndeshjen kundër PSG-së.

Ai i lë fajin portierit italian, Gigi Donnarumma,.

Ishte pikërisht një duel mes lojtarit gjerman dhe portierit të PSG-së, që e la të lënduar Musialan, e që dyshohet për thyrje të kyçit të këmbës.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Eberl pikërisht Donnarumman e ka kritikuar.

“Kur Donnarumma kërcen mbi këmbën e Musialas ndërsa vrapon me shpejtësi, me peshë deri në 100 kilogram, ekziston një rrezik i lartë që të ndodh diçka.

Nuk mendoj se e bëri me qëllim, por nuk po tregohej i kujdesshëm”, u shpreh Eberl.



Lexoni të gjitha në Bota Sot