Gjilani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit kroat

- Bota Sot

Gjilani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit kroat

Gjilani po synon ta rrisë konkurrencën në repartin defensiv për sezonet e ardhshme. 

Në funksion të kvsaj klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për të sjellë në skuadër mbrojtësin kroat Mario Zebiq.

"Mario Zebic i bashkohet Gjilanit. Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Mario Zebic.

Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit tonë deri në verën e vitit 2027", thuhet në njoftimin e skuadres gjilanase.



Lexoni të gjitha në Bota Sot