Skuadra e Bashkimit nga Kumanova ka shtuar një emër të ri në "listën" e tyre për sfidat në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Nedim Haxhiq, sulmues nga Bosnja dhe Hercegovina, do të jetë përforcim i Bashkimit.
Lojtari 26-vjeçar vjen nga radhët e Orientit nga Kroacia.
Ai, në të kaluarën është paraqitur për ekipet, si Sarajeva, Mlladosti Kakanj, Slloboda e Tuzllës, Velezhi dhe GOSHK.
Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin paraqitje në Radomlje nga Sllovenia, si dhe Slaven Belupo nga Kroacia. Ai ishte gjithashtu për një kohë të shkurtër pjesë e Leshoes nga Portugalia.
Haxhiqi ka luajtur edhe për kategoritë e të rinjve të ekipit kombëtar boshnjak, konkretisht për përzgjedhjet U-21 dhe U-19.