Kroatët nuk e harrojnë historinë!
Kroatët mburren me historinë e tyre.
Emrat e mëdhenj të sportit gjtihmonë i kushtojnë rëndësi historisë së tyre të lavdishme.
Media serbe “Kurir” çartet, dot nuk e përbalon një fakt dhe as emrat e mëdhenj të sportistëve kroatë.
“Trajneri Daliq, Kovaçiq dhe ekipi nuk mund të bëjnë pa një këngëtar që lavdëron vr*sjen e serbëve”, është titulli skandaloz i mediumit serb.
“Shumë spoertistë të famshëm kroatë po marrin pjesë në një koncert në Zagreb.
Marko Perkoviq - Thompson, këngëtar, këngët e të cilit festojnë lëvizjen ustashe”, shkruan media serbe.
“Rreth gjysmë milioni njerëz u mblodhën në Hipodrom.
Midis tyre ka sportistë që nuk e fshehin entuziazmin e tyre për këngët që fillojnë me përshëndetjen ustashe ose që festojnë historinë e NDH-së dhe Operacionit ‘Stuhia’”, shkaruan më tej.
Sipas mediave kroate, midis pjesëmarrësve në koncert është edhe selektori i kombëtares kroate të futbollit, Zlatko Daliç, si dhe futbollisti Mateo Kovaçiç, i cili ka arritur në Hipodrom me paterica pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale së fundmi.