Nuk iu del inati me drejtuesit e Milanit

- Bota Sot

Nuk iu del inati me drejtuesit e Milanit

Tifo grupi, Curva Sud nuk do të jetë e pranishme në fillim të tubimit veror që do të mbahet në Milanello.

Ata janë ende të revoltuar me drejtuesit e Milanit, veçanërisht me pronarin Xherri Kardinale të cilit iu bë thirrje vazhdimisht të shiste dhe të largohej gjatë sezonit të kaluar.

Edhe pse një fryme e re ka ardhur te kuqezinjtë, si trajneri Masimiliano Alegri dhe drejtori sportiv, Igli Tare ata nuk kanë besim te skuadra e tyre.

“Falënderojmë të gjithë njerëzit që dje (në festën e fundvitit të Curva-s.) ndaluan edhe vetëm për të përshëndetur, për një birrë, për të thithur pak nga ai MILANISMO dhe për të parë banderola dhe flamuj që kanë qenë prej kohësh të ndaluar në stadium…

Avanti Ultras, Avanti Milanisti!”, thuhet në profilin e tyre në “InstaStory”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot